Drenas, 28.01.2011- Në Komunën e Drenasit u mbajt mbledhja e parë e subjekteve për vitin 2011, është kjo mbledhje e subjekteve të ftuara lidhur me zhvillimet dyjavore të Komunës së Drenasit. Në mbledhje morën pjesë: Drejtori për Administratë dhe Personel, z. Xhemë Binaku, Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë, z. Ragip Gjoshi, Komandanti I Stacionit Policor të PK në Drenas, z. Valdet Bujupi, përfaqësues të OSBE-së, përfaqësues të Shtëpisë Monitoruese të KFOR-it nga Finlanda në Drenas dhe Përfaqësues të Policisë së EULEX-it në Drenas.
Gjatë mbledhjes u bisedua për këto pika që ishin paraparë si pika të rendit të ditës:
1. Njoftim me zhvillimin dyjavor në Komunën e Drenasit,
2. Siguria në rrugë dhe pastrimi i tyre në sezonin dimëror
3. Çështje tjera.
Pjesëmarrësit patën rastin të elaborojnë çështje në agjendë hollësisht me zyrtarë përgjegjës të sektorit të sigurisë si kërkesë e takimit të kaluar, si dhe probleme tjera.
Në fund të takimit u caktua edhe mbledhja tjetër, e cila do të mbahet më 11.02.2011 dhe pikat e rendit të ditës do të jenë sipas kërkesës së pjesëmarrësve.