Drenas, më 01 qershor 2011 – Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, mori pjesë në manifestimin e mbajtur për nder të ditës së shkollës fillore "Xhevë Lladrovci", ku u shfaq një program i larmishëm kulturo-artistik nga nxënësit e kësaj shkolle.
Në këtë manifestim me pjesëmarrjen e tyre nderuan: z. Adem Demaçi, Zëvendëskryeministri, z.Hajredin Kuqi, Dekani i
Fakultetit Juridik, z. Bajram Ukaj, Kryetari i Komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku me bashkëpunëtor, Deputetë të
Kuvendit të Kosovës, ish-Komandant të UÇK-së, përfaqësues të Shoqatave të Dala nga Lufta, Drejtorët e Drejtorateve
Komunale të Komunës së Drenasit dhe zyrtarë tjerë.
Këtë vit dita e shkollës ishte më e veçantë pasiqë është bërë zbulimi i bustit të Heroinës së Kombit Xhevë
Lladrovci.