Në bazë të nenit 43 të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 36 të Statutit të Komunës së Drenasit, Kryesuesi i Kuvendit ka thirrur antarët e Komitetit për Politikë dhe Financa që të marrin pjesë në mbledhjen e KPF-së, e cila do të mbahet më datën 22.06.2011 në zyrën e Drejtorit të Administratës, duke filluar në ora 11:00, me këtë:
REND TË DITËS
1. Miratimi i Ekstraktit të mbledhjes së kaluar të mbajtur më 19.05.2011.
2. Miratimi i Propozim-Vendimit për ndarjen e mjeteve për subvencione-transfere për rastet e vërshimeve të vitit 2010.
3. Korniza Afatmesme Buxhetore Komunale 2012-2014.
4. Miratimi i Projekt-Rregullores për caktimin e kritereve për subvencione dhe transfere.