Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku priti Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Erhard Drews, i cili vizitoi Komunën e Drenasit së bashku me ekipen e LMT në Drenas.
Kryetari Demaku shprehi mirënjohje për kontributin e KFOR-it gjatë këtyre viteve në misionin e tij për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.
Në takim u bisedua për bashkëpunimin e mirë mes Komunës dhe KFOR-it në të gjitha fushat. Kryetari Demaku njoftoi Gjeneralin Drews për zhvillimet në përgjithësi në Komunën e Drenasit, veçanërisht në aspektin e sigurisë, ku u vlerësua që gjendja është e mire dhe është shembull për Komunat tjera.
Gjenerali u shpreh i kënaqur për të arriturat dhe premtoj mbështetjen e KFOR-it.
Pas takimit biseda vazhdoi në një drekë pune së bashku me Gjeneralin dhe stafin e tij.