Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtorati për Inspeksion njofton të gjithë shfrytëzuesit ilegal të zhavorit në Komunën tonë, se prej datës 2 nëntor 2011, ka hyrë në fuqi vendimi i nënshkruar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, për ndalimin e eksploatimit të materialeve inerte.
Të gjithë operatorët që operojnë pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi do t’u konfiskohet makineria eksploatuese, transportuese dhe materiali inert. Në të kundërten, masat ndëshkimore parashihen prej 1000 deri në 10 000 euro, ndërsa për degradime enorme parashihen edhe dënime penale deri në 100 000 euro.