U mbajt takimi për prezantimin e përvojave më të mira në Kosovë për funksionimin dhe aktivitete plotësuese të DKA-së në Drenas. Këtë vlerësim e ka bërë Komisioni Evropian në bashkëpunim me OSCE-në dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës pas takimeve të mbajtura nëpër Kosovë gjatë muajit tetor të këtij viti.
Të pranishëm në takim ishin: përfaqësues të MASHT-it, përfaqësues të AKK-së, Drejtorët e Drejtorateve për Arsim të Republikës së Kosovës, Zyrtarë të Komunës së Drenasit dhe të gjithë Drejtorët e Shkollave të Komunës së Drenasit.
Projekti për këmbimin e përvojave më të mira mes komunave, i implementuar bashkërisht nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovës dhe Misioni i OSCE-së në Kosovë përfshinë organizimin e pesë takimeve në nivel regjional dhe dhjetë takimeve në nivel komunal.