Në Komunën e Drenasit u mbajt manifestimi tradicional për zgjedhjen e sportistit të vitit 2011. Në këtë manifestim mori pjesë: Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, Nënkryetari i Komunës së Drenasit, z. Sherif Krasniqi, Drejtorët e Drejtorateve Komunale si dhe të gjithë sportistët e propozuar nga klubet, sportdashësit dhe të ftuar tjerë.
Pas fjalëve përshëndetëse nga Kryetari Demaku dhe Drejtori Kastrati, me mirënjohje u nderuan individë dhe organizata të cilat i dolën në ndihmë sportit të Komunës sonë: New CO “Feronikeli”; Shtëpia e Shëndetit “Hafir Shala” Drenas; Stacioni policor në Drenas; StarTv, dhe Radio “Drenasi”.
Pas fjalëve përshëndetëse nga Kryetari Demaku dhe Drejtori Kastrati, u shpallë:- Arsimtarja më e mirë e edukatës fizike: Ganimete Hajdari; Punëtori sportiv: Artan Berisha; – Gjyqtari: Hajriz Hajdari; – Trajneri: Musa Selimi nga KF,,Feronikeli”; Klubi më i suksesshëm: KF “Feronikeli” – Shpresa e sportit: Kaltrina Fejza – Volejbolliste e KV,,Gryka” dhe Meriton Lladroci KH “Drenica”.
Ndër 10 (dhjetë) sportistët më të mirë të vitit u zgjodhën:
– Pozita e 10 (dhjetë), Labinot Kastrati-shahist KSH “Feronikeli”
– Pozita e 9 (nëntë), Marigonë Istogu-volejbolliste KV “Gryka”;
– Pozita e 8 (tetë), Granit Bujupi-futbollist KF “Feronikeli”;
– Pozita e 7 (shtatë), Eron Bylykbashi-shigjetar KSH “Qëndresa”;
– Pozita e 6 (gjashtë), Fatmir Qorri-shahist KSH “Feronikeli” ;
– Pozita e 5 (pestë), Valbona Berisha-volejbolliste KV,,Gryka”;
– Pozita e 4 (katërt), Qemail Elshani-futbollist KF “Feronikeli”;
– Pozita e 3 (tretë), Butrint Krasniqi – hendbollist KH “Drenica”;
– Pozita e 2 (dytë), Granit Kolshi-futbollist KF “Feronikeli”.
Ndërsa Sportist i Vitit 2011 u shpallë hendbollisti Kushtrim Kastrati – anëtar i reprezentacionit të Kosovës, golashënuesi më i mirë i superligës së Kosovës, ku mesatarja e golave për një ndeshje është 18 për klubin ku luan, i shpallur lojtari më i mirë në turnirin e dëshmorëve të KH “Drenica”, është shtylla kryesore e KH “Drenica” dhe rezultatet e këtij klubi janë të lidhura më të.