Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtorati për Zhvillim Ekonomik dhe Bujqësi në vazhdën e bashkëpunimit me USAID-in organizoi takim me biznese që ushtrojnë veprimtaritë e tyre në teritorin e Komunës së Drenasit, me qëllim të përmirësimit të mjedisit afarist në Komunën tonë.
Drejtori i DZHEB, z. Skender Hasi, pasi përshëndeti të pranishmit, falenderoj USAID-in për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë komunës sonë në shumë sfera dhe shprehu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm të Komunës së Drenasit. Gjithashtu shpalosi para pjesëmarrësve aktivitetet dhe projektet që ka realizuar Komuna përkatësisht DZHEB për krijimin e një ambienti më të volitshëm për bizneset. Ai potencoi nënshkrimin e memorandumit nga Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku me MTI i cili u kurorëzua me sukses me hapjen e Qendres për Regjistrimin e Bizneseve (One Stop Shop) pran këtij Drejtorati ku vetëm për periudhën 6 mujorshe në këtë qendër janë regjistruar afër 200 biznese të reja. Gjithashtu u potencua bashkëpunimi shumë i mirë me BSCK-në, AZHR-në dhe Prishtina REA etj. ku u organizuan shumë trajnime për biznese fillestare dhe ato ekzistuese me çrast pjesëmarrësit që ndoqën këto trajnime fituan njohuri dhe përvoja të reja rreth hartimit të biznes-planeve, themelimit, menaxhimit dhe zhvillimit të bizneseve. Biznes-planeve më të mira u përkrahën në grante për themelimin apo zgjerimin e bizneseve të tyre. Në vazhdim
Drejtori i DZHEB, z. Hasi shpalosi një pako lehtësirash si në politikat fiskale dhe ato administrative me të vetmin qëllim që bizneseve t’iu dhëmë një përkrahje për një ambient sa më të volitshëm në mënyrë që ato të kenë një afarizëm sa më të suksesshëm.
Në fund Koordinatori i USAID-it, z. Shkumbin Hasani falenderoi Komunën e Drenasit për aktivitetet që ka bërë dhe po bënë për përmirësimin e mjedisit biznesor në Komunën e Drenasit dhe prezantoj raportin e indeksit të konkurencës mëpër komuna për vitin 2011.
Përfaqëaues të bizneseve përshëndetën Komunën për bashkëpunimin dhe kërkuan që këto takime të jenë edhe më të shpeshta.