Në zyrën e Drejtorit për Administratë të Përgjithshme, duke filluar nga ora 10:00, u mbajt Komiteti për Politikë dhe Financa, kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Fatmir Istogu, me këtë:
Rend dite
1. Miratimi i Ekstraktit i mbledhjes së kaluar të mbajtur me 19.10.2011
2. Propozim-Vendim për miratimin e Planit Rregullues Urban “Qendra 1” në Drenas
Gjithashtu u vendos që të shtohen edhe tri pikë të rendit të ditës:
1. Propozim-Vendim për miratimin e Planit Rregullues “Qendra 2” në Drenas,
2. Propozim-Vendim për miratimin e Planit Rregullues “Qendra 3” në Drenas,
3. Propozim-Vendim për miratimin e Planit Rregullues “Poklek 3” në Drenas.
Të gjitha pikët e rendit të ditës u miratuan nga antarët e KPF-së për shqyrtim në Kuvend Komunal, që do të mbahet më 30.12.2011 duke filluar nga ora 11:00.