Qytetarë të nderuar, ju njoftojmë se ka ndërruar jetë, në moshën 54-vjeçare, veprimtari i dalluar i çështjes shqiptare, Shaban Shala. Sot (e premte) në orën 14:00 në Varrezat e Dëshmorëve në Lagjën Velania në Prishtinë bëhet varrimi i gjeneralmajor Shaban Shalës, kurse paraprakisht, duke filluar nga ora 11:00 bëhen homazhe për të në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Po të njejtën hapësirë mbahet edhe mbledhja komemorative prej ores 12:00. Të gjitha aktivitetet e ceremonisë së varrimit të gjeneralmajor Shaban Shalës mbahen nën patronatin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.