Me gjithë motin e ftohtë të këtyre ditëve dhe të reshurat e pandërprera, në fshatrat e Komunës së Drenasit të gjitha rrugët kanë qenë dhe janë të kalueshme. Sipas Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjente kompania që ka tenderin për pastrimin e borës ka punuar përgjatë këtyre ditëve 24 orë pandërprerë me katër makinat që ka në dispozicion.
Ka pasur vështirësi kalimi tek familjet në periferi të fshatrave por asnjëherë rrugët nuk kanë qenë të bllokuara. Pas ndërprerjes së mësimit nga Ministria e Arsimit rëndësi të veçantë iu është kushtuar dymbëdhjetë (12) familjeve që këto ditë kanë pasur rastë vdekje dhe personave të sëmurë e veqmas atyre që janë në hemodializë.
Në këto rrethana kanë ndihmuar edhe Njësitet e Policisë së Drenasit dhe Shërbimet Emergjente të Drejtorisë së Shëndetësisë.
Në këto rrethana kanë ndihmuar edhe Njësitet e Policisë së Drenasit dhe Shërbimet Emergjente të Drejtorisë së Shëndetësisë.