Me rastin e 8 Marsit-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Drejtoria e Administratës së Përgjithshme përmes Njësitit Komunal për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ) ka organizuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas-8 Marsin, ku ishin të ftuara: punëtoret e administratës komunale, këshilltaret e KK-së dhe OJQ e grave.
Të pranishmet i përshëndeti Kordinatorja e Njësitit Komunal për të Drejtat e Njeriut, znj. Zahrie Podrimqaku-Sybashi.
Ndërsa urimin përshëndetës në emër të Kryetarit të Komunës, e përcjelli Drejtoresha e Inspeksionit, znj. Hyrije Xhemajlaj-Thaqi, e cila ndër të tjera tha: “8 Marsi nuk është vetëm ditë feste por ditë për ta kujtuar dhe dëshmia më e mirë se gratë me punën dhe angazhimin e tyre janë pjesë aktive e të arriturave në shoqëri”.
Gratë në takim potencuan se krenohemi me të arriturat tona dhe është synim i yni që të vazhdojmë edhe më tutje në realizimin e të drejtave tona kudo që punojmë dhe veprojmë, të drejta këto të cilat janë të garantuara edhe me ligj.