Sot u përurua lapidari për dëshmorin Nusret Halili. Ky monument u zbulua sot në 13-vjetorin e rënies së mësuesit –dëshmor me rastin e tubimit në vendin ku ai u vra nga forcat pushtuese serbe në luftën çlirimtare të UÇK-së. Të pranishëm qenë zyrtarë komunalë, drejtues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtarë dhe bashkëvendës të dëshmorit. Pas fjalëve të thurura për figurën e mësuesit –dëshmor, u shfaq edhe një program i shkurtër artistik nga nxënësit e shkollës “Azem Bejta” të Shtuticës. Lapidarin e ka punuar bashkëvendësi i dëshmorit, Musë Gashi.