K-ntit z.Kaj Malnivaara i Batalionit finlandez të KFOR-it sot qëndroi për vizitë lamtumirëse në komunën e Drenasit, ndërkaq ishin edhe me përfaqësuesit e rinj të kësaj trupe ushtarake paqësore K-ntit z.Heikki Kuula. Z. Nexhat Demaku ka falënderuar k-ntin finlandez për kryerjen e detyrave në krijimin dhe ruajtjen e paqes në Kosovë, ndërkaq atyre që zëvendësojnë këta paqeruajtës të kalojnë ditë të mira dhe atmosferë sa më të qetë. K-nti iu drejtua kryetarit Demaku me falënderimet më të larta për qeverisjen ko0munale, duke ia përkujtuar se edhe nga Finlanda do ta përcjellë karrierën e shkëlqyer të tij në udhëheqjen e komunës. Njëkohësisht, këta shkëmbyen dhurata midis tyre në shenjë të marrëdhënieve tejet të mira reciproke.
Edhe në vazhdimësi me strukturën e re të KFOR-it finlandez me zyrtarë të komunës, të prirë nga kryetari Nexhat Demaku.