Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 36.41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullorës së punës të Kuvendit të Komunës së Drenasit, Kryesuesi i Kuvendit ka thirrur Këshilltarët e Kuvendit që të marrin pjesë në seancën e rregullt të Kuvendit të Komunës së Drenasit, e cila do të mbahet më datën 27.09.2012, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, duke filluar në ora 10:00, me këtë:
Rend dite
1. Miratimi i Proces-verbalit të dt. 31.08.2012;
2. Miratimi i Propozim-Vendimit për ridestinimin e mjeteve financiare;dhe
3. Miratimi i Propozim-Vendimit të buxhetit të Komunës për vitin 2013 dhe parashikimi i buxhetit 2014-2015.