U mbajt seanca e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, duke filluar në ora 10:00, të kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj, me këtë:
Rend dite:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar, i datës 21.12.2012;
2. Planifikimi i orarit të mbledhjeve për KPF dhe mbledhjeve të Kuvendit Komunal;
3. Informatë për Drenasin e Ri,
4. Informatë për Lagjen e Dëshmorëve;
5. Propozim-vendim për transferin e mjeteve për paga dhe mëditje për vitin 2012.