Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Dëshmorët e Fortesës” u mbajt tubim përkujtimor kushtuar Komandantit Ilaz Kodra, 40 Dëshmorëve dhe 235 Martirëve të fshatrave Fortesë, Kodër, Qendresë, Polluzhë, Bletar, Baks, Dashec dhe fshtrave përreth.
Në këtë tubim mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku me bashkëpunëtor i cili mbajti një fjalë rasti. Pastaj fjala iu dha përfaqësuesit të Shoqatave të Dala nga Lufta e UÇK-së, z. Salih Xhemajlaj, u lexua një telegram ngushëllimi nga përfaqësuesit e FSK-së dhe në emër të familjeve të Dëshmorëve fjalën e mori z. Rifat Bilalli. Ndërsa me një program të pasur artistik u bë mbyllja e tubimit përkujtimore.