Me 18.05.2013, ditë e shtunë duke filluar nga ora 16:00 e deri në orët e mbrëmjes, do mbahet Festivali i Fëmijëve në qytetin e Drenasit në sheshin “Fehmi Lladrovci”. Ky organizim bëhët nga SOS Fshati i Fëmijëve në mbështetje edhe të Komunës së Drenasit. Ftohen të gjithë fëmijët e Komunës së Drenasit t’i bashkangjitën këtij Festivali lojërash.
Festivali për Fëmijë “Play for All” do të nisë nga sheshi i qytetit “Fehmi Lladrovci” dhe ftohën të gjithë fëmijët e Komunës së Drenasit t’i bashkangjitën këtij karnavali lojërash që me akrobacionet që do të shfaqën nga fëmijët e SOS Fshatit të Kosovës do të kenë mundësin e argëtimit deri në orët e vona të mbrëmjës.
Festivali për Fëmijë "Lojë për të Gjithë" është një projekt i financuar nga BE dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë (ZBEK), implementuar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës në partneritet me Qendrën për Arte Vizuale Multimedia , Kompaninë Gishtat të cilët janë përgjegjës për punëtoritë dhe performansat si dhe IQ Consulting, të cilët përkujdesen për organizimin e ngjarjeve të festivalit.
