Të enjten me datë 06.06.2013, duke filluar nga ora 11:00, Komuna e Drenasit do të mbaj tubim me publikun. Tubimi do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit dhe ftohën të gjithë qytetarët apo subjektet e interesuara të marrin pjesë në këtë tubim.
Në këtë tubim me publikun, përfaqësuesit e Komunës do të informojnë pjesëmarrësit për aktivitetet e Komunës në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ndërsa pjesëmarrësit mund të shtrojnë pyetje dhe të japin propozime përfaqësuesve të zgjedhur Komunal lidhur me realizmin e projekteve të planifikuara për gjashtëmujorin e parë dhe të dytë të këtij viti dhe për çështje të tjera në interes të qytetarëve të Komunës.