Për të lehtësuar punën e pylltarëve në teren, Drejtoria Komunale e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik pajisë me motoçikleta 3 pylltarë.
Duke pas parasysh menaxhimin sa me të mirë në mbrojtje dhe ruajtjen e pyjeve ne teritorin e Komunës së Drenasit, DBZHE nga buxheti i planifikuar për vitin 2013, ka pajisur pylltarët e sektorit të pylltarisë me motoçikleta për teren. Drejtori i DBZHE-së, z.Skender Hasi, ka theksuar se pylltarët tani do të kenë kushte dhe mundësi shumë më të mira për ruajtjen dhe mbrojtjen e pyjeve tona nga prerjet ilegale. Pylltari Skender Gjeli përshëndeti këtë projekt të Komunës dhe vlerësoi se do të jetë shumë më lehtë për kryerjen e detyrës në teren dhe mbrojtjen e pyjeve dhe puna e pylltarëve do të jetë shumë më e suksesshme.