Udhëheqësi i Ekipit për Efiçiencën e Energjisë Richard Tomiak dhe Arsim Kuliqi nga Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik kanë mbajtur takim me përfaqësuesit e Komunës së Drenasit për të diskutuar zhvillimet e projektit të Efiçiencës së Energjisë dhe Burimet e Ripërtritshme të Energjisë në Kosovë.
Promovimi i Efiçiencës së Energjisë në Drenas, është vlerësuar si modeli më i mirë në Kosovë nga takimi që është mbajtur të merkurën me përfaqësuesit e këtij projekti që financohet nga Bashkimi Evropian e që implementohet nga organizata e GIZ-it. Udhëheqësi i Ekipit për Efiçiencën e Energjisë Elektrike në Kosovë, Richard Tomiak, ka thënë vizita që i behët Komunës së Drenasit, është se Drenasi po dëshmon për një punë të suksesshme dhe se është shembulli më i mirë për Komunat tjera në Kosovë. Ndërsa Arsim Kuliqi nga Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, ka falënderuar Komunën e Drenasit që me kohë kanë përcjell të gjitha informatat e nevojshme se ku humbet energjia elektrike ne menyrë që implementimi i projektit të behët ne vendin e qëlluar. Ndërsa Afrim Prokshi udhëheqës i grupit punues për Efiçiencë të Energjisë nga Komuna e Drenasit, ka thënë se i kanë grumbulluar të gjitha të dhënat e Energjisë Elektrike dhe se janë duke punuar për hartimin e Planit Komunal të Efiçiencës nga i cili edhe shpresojnë të gjejnë edhe zbatueshmeri në implementim. Në takim është prezantuar edhe raporti për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Efiçiencën e Energjisë që ka punuar Komisioni Parlamentar për Zhvillimin Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri që kanë nxjerr edhe 6 rekomandime. Rekomandimi i 6 i këtij komisioni parlamentar thekson se “Komunat duhet të hartojnë planet e tyre komunale për efiçiencën e energjisë, në mënyrë që të jenë më konkurruese në përfitimin e fondeve të jashtme të destinuara për efiçiencën e energjisë elektrike, në afatin prej 6 muajsh nga miratimi i këtyre rekomandimeve” thuhet në këtë rekomandim e që Komuna e Drenasit është në përfundim të këtij plani që është duke e bërë Grupi Punues i përberë prej Afrim Prokshit dhe Shaban Dobra. Në këtë projekt janë të përfshira gjithsejtë 14 Komuna të Kosovës ndër to edhe Komuna e Drenasit. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga AKEE dhe të konsulencës GIZ IS. Qëllimi i projektit është të përkrah Institucionet Kosovare të përfshira në sektorin e energjisë në dy nivelet qendrore dhe lokale, në përmirësimin e kornizës ligjore dhe në zhvillimin e politikave dhe planeve të veprimit për të përmirësuar EE dhe rrisin përdorimin e BRE-ve. Rezultatet e përgjithshme të pritura nga ky projekt janë, së pari, një ngritje në kapacitetin teknik të institucioneve përfituese për të implementuar kërkesat e Traktatit të Komunitetit të Energjisë dhe se dyti për të forcuar legjislacionin Kosovar në fushat e EE dhe BRE.