Drejtoria Komunale për Arsim, përktatësisht Komisioni për shqyrtimin e aplikacioneve, ka publikuar listën e 10 bursave të studentëve të Komunës së Drenasit që i ka ndarë ndërmarrja ndërtimore private “Al-Trade”.
Komisioni i Vlerësimit pas shqyrtimit të 37 aplikuesve të cilët kanë bërë kërkesë për përfitimin e burses nga donator “Al-Trade” me seli në Drenas, ka shqyrtuar të gjitha kërkesat nga aplikuesit dhe ka përzgjedhur 10 përfitues të bursës sipas kritereve të parapara me konkurs. Në konkursin e shpallurtë DKA-së për këtë lloj burse nga donatori i lartëpërmendur, nuk ka qenë kriter nota mesatare, por gjendja ekonomike e sociale e studentëve. Listën e përfituesve mund ta gjeni edhe ne web faqën e Komunës tek linku u shpalljeve, më saktësisht tek njoftimet.