Komuna e Drenasit ndjen për obligim që përmes këtij reagimi të sqaroj dhe njoftoj gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, se nuk qëndrojnë asnjëra nga pohimet e tekstit të gazetës “Tribuna” ne artikullin “Nipi shpërblen dajën me tenderë” të botuar me datë 26.12.2013.
Ajo se çka pohohet në këtë artikull, kinse Komuna e favorizon kompaninë “Fer-Petrol” me tenderë nuk është aspak e qëndrueshme dhe ndiejmë shqetësim, njëkohësisht dhe keqardhje për artikullshkruesin e këtij teksti që ka përdorur nuanca tendencioze. Përmes këtij reagimi, në sqarojmë opinionin e gjerë publik se të gjithë Operatoret Ekonomik që veprojnë në Kosovë, me saktësisht në territorin e Komunës së Drenasit, në procedurat e tenderëve të shpallura përmes Zyrës Komunale të Prokurimit, i janë nënshtruar aplikimit sipas Ligjit të Prokurimit ku si kriter është zbatuar çmimi më i ulët dhe janë të pajisur të gjithë me dokumentacion të nevojshëm. Asnjëra kompani private nuk është favorizuar me tenderë për të kryer punimet e planifikuara sipas listës së projekteve kapitale për vitin 2013. Ne edhe mediumin në fjalë e kemi njoftuar ne detaje për temën në fjalë dhe i kemi ofruar edhe raportin vjetor për kontratat e nënshkruara publike. Në mesin 187 kontratave të nënshkruara mes Komunës së Drenasit dhe Operatorëve Ekonomik, vetëm 5 prej tyre është përfituese kompania “Fer-Petrol”, ku kjo qartëson më së miri se nuk është favorizuar asnjë nga operatorët që veprojnë në Republikën e Kosovës. Raporti vjetor për kontratat e nënshkruara publike do të publikohet në KRPP me 08.01.2014, mirëpo për hir të korrektësisë publikojmë raportin e detajuar për kontratat e nënshkruara deri më datë 13.12.2013 të cilen mund të gjeni tek linku i Shpalljeve, përkatësisht tek Raportet.