Në bazë të nenit 42 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, Anëtari më i vjetër i Kuvendit të Komunës ka thirrur anëtarët e Kuvendit të Komunës së Drenasit që të marrin pjesë në seancën e rregullt e cila do të mbahet më datën 17.01.2014 (ditë e premte), në Sallën e Kuvendit të Komunës në ora 10:00, me këtë:
Rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së kaluar, i datës 20.12.2013;
2. Betimi i anëtares së Kuvendit të Komunës, Syzana Balaj;
3. Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës,
4. Zgjedhja e anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa;
5. Planifikimi i orarit të mbledhjeve të KK dhe KPF për vitin 2014.