Naim Bazaj nga radhët e PDK-së u zgjodh Kryesues i Kuvendit të Komunës në Drenas. Nga gjithsej 29 këshilltarë sa ishin të pranishëm në seancë, Bazaj mori 18 vota pro.
Në këtë seancë u zgjodhën edhe anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa, prej tyre 6 të pozitës dhe 3 të opozitës, si:
1. Naim Bazaj (PDK)-Kryesues
2. Shqipe Zogu (PDK),
3. Fejzi Kiqina (PDK),
4. Bujar Dervishi (PDK),
5. Emri Lladrovci (PDK),
6. Dije Elshani (PDK),
7. Sabrije Kukaj (IQD),
8. Nexhmedin Balaj (AKR), dhe
9. Fatmir Dugolli (Kandidat i Pavarur).
Në fund të seancës u miratua orari i mbledhjeve të KPF-së dhe KK-së për vitin 2014.