Në një takim që ka mbajtur kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku me përfaqësuesit e OSBE-së, ka njoftuar për formimin e organeve udhëheqëse të ekzekutivit dhe legjislativit.
Përfaqësuesi i OSBE-së Jacopo Leone MacDonald, ka uruar kryetarin Demaku për rizgjedhjen e tij dhe ka njoftuar se OSBE-ja do të vazhdoj të përkrah dhe mbështes Komunën e Drenasit për politikat avancuese të Komunës, sidomos në fushën e grupeve të grave dhe politikave rinore që të jenë pjesëmarrëse ne vendimmarrje. Kryetari Demaku ka falënderuar MacDonald për mbështetjen dhe përkrahjen që i ka ofruar misioni i OSBE-së, ndërsa ka njoftuar edhe për aktivitetet dhe zhvillimet e Komunës. “Ne kemi formuar qeverisjen lokale të Komunës si në ekzekutiv dhe legjislativ, ndërsa me 13 shkurt do të mbahet mbledhja e Kuvendit që do të rifreskohet me anëtar të rinj Komiteti për Komunitete dhe Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi”, ka thënë kryetari Demaku që e ka njoftuar OSBE-në edhe për fillimin e procedurave për ndërtimin e objektit të ri të Komunës.