Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku ka pritur Kolonelin e KFOR-it, Mc. Luka Andreani, Komandant i Detashmenteve të Përbashkëta Regjionale Qendër të KFOR-it dhe Maj. Anssi Kaunonen, Misioni Monitorues në Drenas, ku ka njoftuar për aktivitetet e Komunës dhe të sigurisë.
Kolonel Andreani bëri një prezantim pasiqë ishte takimi i tij i parë në Komunën e Drenasit, tregoi për misionin e tij të tretë në Kosovë dhe që u befasua për të mirë me ndryshimet në të gjitha zhvillimet në Republiken e Kosovës.
Kryetari Demaku ka falënderuar Kolonel Andreani për vizitën dhe ka njoftuar për zhvillimet komunale të sigurisë duke vlerësuar Drenasin si ndër Komunat më të qeta, për zhvillimin ekonomik të Komunës së Drenasit me theks të veçantë për Parkun e Biznesit në Korroticë te Epërme ku janë vendosur 36 biznese që 12 prej tyre kanë filluar me prodhim. Gjithashtu u biseduan disa çështje tjera si: çështja e papunësisë, e transportit etj.
Demaku ka vlerësuar jashtëzakonisht punën e KFOR-it, ndërsa Kolonel Andreani ka ofruar sërish përkrahjen dhe bashkëpunimin e KFOR-it me Komunën e Drenasit.