Ka përfunduar projekti i Komunës për asfaltimin e rrugës i cili lidhë fshatin Abri të Komunës së Drenasit me fshatin Likoc të Komunës së Skenderajt. Në kuadër të këtij projekti janë përfshirë edhe banorët e lagjes Deliu të fshatit Abri.
Rruga Abri – Likoc dhe në lagjën Deliu është projekt i financuar nga Komuna e Drenasit dhe vlera e këtij projekti është mbi 225 mijë euro, apo 15 mijë e 450 metra katrorë.