Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale ,nenti 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit te Komunës se Drenasit (Gllogovcit),nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika12.2 të Rregullores se punes të Kuvendit, Kryesusi i Kuvendit të Komunës për dt.08.05.2014, duke filluar në ora 1300 ne sallen e Kuvendit të Komunës (dite e ejnte):
THËRRET
MBLEDHJEN E RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS
Mbledhja do të ketë këtë:
REND DITE
1. Proces verbali i mbledhjes të dt.31.03.2014
2. Informat rreth Raportit dhe analiza e punës për vitin 2013 e Stacionit Policor Gllogoc
3. Raport i përkohshëm i buxhetit për periudhen Janar – Mars 2014
4. Propozim vendim për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave të palëve në procedurën e dhënjes në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës
5. Propozim vendim për emërtim të rrugëve dhe institucioneve tjera publike në teritorin e Komunës së Drenasit
6. Propozim vendim për ndryshimin e vendimit për bartjen e të hyrave vetanake
7. Ndryshimi dhe plotësimi i projekt rregullores per transparenc në Komunen e Drenasit
8. Propozim vendim për lejimin e mjeteve për sherim prej 10.000,00€ për Gazmend Gjinovcin
9. Diskutimi për lejimin e mjeteve për kompenzimin e dëmit te shtepisë se Naim Krasniqit mga Komorani
10. Të ndryshme