Me rastin e 15-vjetorit të rënies së Dëshmorit Fejzullah B. Hajdaraj, Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, përfaqësues tjerë komunalë të Drenasit dhe Këshilltarë të Kuvendit të Komunës, kanë bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Abri.
Në emër të Komunës së Drenasit, Drejtori i DAP, z. Xhemë Binaku në mes të tjerash u shpreh "Komuna e Drenasit, sikurse edhe institucionet qeveritare të Republikës së Kosovës, kanë treguar përkujdesin e duhur institucional për dëshmorët dhe luftëtarët çlirimtarë të UÇK-së. Në këtë drejtim edhe në të ardhmën kujdesi për këta individë-dëshmorë dhe për familjet e tyre nuk do të mungojë"
Akademia u përmbyll me një film dokumentar të përgatitur nga Bleri Production – StarTv.