Me rastin e shënimit të 15 vjetorit të rënijes së Heroit të Kosovës Rasim Kiçina, ka filluar turniri tradicional i 13 me radhë që mban edhe emrin e Heroit. Në hapjen e turnirit morrën pjesë Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, ministri në largim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi, bashkëluftetari Daut Haradinaj dhe qytetarë të shumtë.
Në turnirin tradicional të futbollit të vogël “Rasim Kiçina” do të marrin pjesë mbi 100 ekipe në futboll të vogël nga e mbar Kosova, ndërsa pas ndeshjeve që do të zhvillohen për dy javë, me 14 qershor, Ditën e Çlirimit të Drenasit do të mbahet edhe finalja e dy ekipeve që arrin deri ne finale.