Komuna e Drenasit me rastin e shënimit të 15 vjetorit të Ditës së Dëshmorëve dhe ditën e Çlirimit, fton të gjithë qytetarët e saj të marrin pjesë në organizimet të cilat do të shënojnë këtë ditë të rendësishme me datë 14.06.2014 (e shtune).
Të shtunën me 14 qershor do të jetë ky program:
Duke filluar nga ora 10:30 do të behën homazhe në varrezat e dëshmorëve
Në orën 11:00 mbahet Seanca Solemne në Sallën e Kuvendit
Në orën 12:00 do të behët promovimi i albumit të luftës “Dëshmi për Krimin serb në Kosovë” të autorit Zeqir Bekolli. Promovimi mbahet në sallën e Kuvendit Komunal
Në orën 15:00 do të behët përurimi i Palestrës Sportive në Poklek të Ri, ndërsa në orën 16:00 do të luhet finalja e Turnirit Tradicional “Rasim Kiçina”
Në orën 18:00 në sheshin “Fehmi Lladrovci” do të mbahet manifestimi qendror me programin festiv.