Në 16 vjetorin e rënies së heronjëve Fehmi e Xhevë Ladrovci, kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku së bashku me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe në kompleksin e varrezave në fshatin Gllanasellë.
Në vendlindjën e Komoandatit të brigadës 114 "Fehmi Lladrovci", Gllanasellë, të henën janë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve të këtij fshati për nderë të 16 vjetorit të rënjës heroike të Heronjëve të Kombit Fehmi e Xhevë Lladrovci. Me këtë rast, kryetari i Komunës, z.Nexhat Demaku, ka thënë se vlera dhe madhështia e komandantit Ferhmi Lladrovci më bashkëshortën Xhevën është e lavdishme dhe idealiste për luftën çlirimtare në Kosovë.