Në Komunën e Drenasit u mbajt mbledhja e KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), në Zyrën e Drejtorit për Administratë të Përgjithshme, ku të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e KKSB-së dhe KFOR, LMT K9.
Në mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Procesverbal i mbledhjes së kaluar, mbajtur më 20.06.2014;
2. Qenët endacak
3. Siguria e Ambientit
4. Të ndryshme-u diskutua për dy pika:
– Projekti i pagesa e varrezave dhe
– Themelimi i KLSP-ve.
Pjesëmarrësit patën rastin të elaborojnë çështjet në agjendë hollësisht me Kryetarin e Komunës dhe anëtarët e KKSB-së.