Me rastin e 7- vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Sallën e Kulturës në Drenas u mbajt Akademi Festive, ku mernin pjesë Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku më bashkëpunëtor, përfaqësues të Bashkësisë Islame në Drenas, të Policisë së Kosovës dhe qytetarë.
Me një fjalë rasti Kryetari i Komunës së Drenasit përshëndeti të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, i cili mes të tjerash tha “17 Shkurti i vitit 2008 i është bashkangjitur shënimeve më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Kjo datë u bë sinomin i arritjeve që përfaqësojnë përpjekjet e vazhduara të popullit shqiptar të Kosovës në luftën e tij të pandalur me sakrifica të panumërta për bërjen e shtetit të tij" tha para të pranishmëve Kryetari Demaku. Në këtë manifestim Shoqëria Kulturore-Arstisike "Shotë Galica" para të pranishmëve shfaqi një program të pasur arstistik me këngë e valle popullore e po ashtu edhe Shoqëria nga Prizreni mori pjesë më këngë e valle.