Përfaqësues të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, përkatësisht Departamenti Ligjor dhe Monitorim i Komunave dhe Departamenti për Performancë dhe Transparencë Komunale, kanë realizuar takim të përbashkët me përfaqësues të Komunës së Drenasit për të koordinuar aktivitetet për përmbushjen e detyrimeve ligjore në mënyrë që të adresohen të gjitha obligimet që dalin nga legjislacioni aktual.
Në këtë takim janë pritur nga Nënkryetari i Komunës, z. Arsim Haxhiu, Kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj, drejtor të Drejtorive Komunale, nga shefja e Zyrës për Komunitete dhe Kthim dhe nga Zyra e Informimit. Në këtë takim janë diskutuar për Planin gjithëpërfshirës të monitorimit të komunave për vitin 2015 i cili përmban pesë objektivat kryesore.