Komuna e Drenasit, përkatësisht Njesiti për të Drejtat e Njeriut që është në kuadër të Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale, për nder të 12 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare Kundër Punës së Fëmijëve, mbajtën aktivitet me titullin “Të ndalojmë punën e rënd tek fëmijët”.
Ky projekt ka për qëllim ndërgjegjësimin dhe inkurajimin e veprimeve për t’i dhënë fund punës së fëmijëve në mbarë botën. Fëmijët anekënd botës përjetojnë shkelje të të drejtave të tyre, sikurse edhe të rriturit. Mirëpo, për dallim nga të rriturit shkeljet ndaj tyre janë më të ndjeshme, sepse ata janë në një pozitë më lehtë të cenueshme dhe nuk mund të mbrohen. Kudo në botë fëmijët kryejnë punë të rënda dhe të dëmshme, punojnë në bujqësi, në industri, përfshirë edhe minierat; në ndërtimtari apo në profesione dhe shërbime të tjera, të cilat e dëmtojnë rëndë zhvillimin e tyre dhe ndikuar edhe në zhvillimin e tyre fizike dhe shpirtëror, intelektual dhe emocional. Puna e fëmijëve paraqet edhe një nga format më të rënda të shfrytëzimit dhe të keqtrajtimit në botë.
Me qëllim të pëmisimit të situates lidhur me punën e fëmijëve në Komunën e Drenasit NJKDNJ-ut së bashku me institucionet përgjegjës të lartëcekura ka paraparë që 12 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare Kundër Punës së Fëmijëve ta shënoj me mbajtjen e Ligjeratav në dy shkolla, për nxënsit në SHFMU “Deshmorët e Drenicës” në Qikatovë të Vjetër si dhe në SHFMU “Halil Bajraktari” në Drenas II, ligjëruar nga Zahrie Podrimqaku-Subashi dhe Shaban Cërvadiku.
Gjatë ligjeratës u trajtuan këto tema:
– Puna e fëmijëve në Kosovë,
– Problemi në Komunën e Drenasit dhe reagimi i deritashëm i institucioneve,
– Shkaqet pse fëmijët punojnë,
– Pasojat që dalin nga puna e fëmijëve,
– Qasjet standarde të politikave në reduktimin e punës së fëmijëve,
– Prioritetet e institucioneve në luftimin e punës së fëmijëve,
– Për çka sherben monitorimi i punës së fëmijëve,
– Arritjet e deritashme,
– Hapat e deritashëm.