Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqevisje Lokale, nenit 40 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe pika 21.2 të Rregullores së Punës së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit z. Naim Bazaj për datë 19.06.2015 (e premte) duke filluar nga ora 11:00, në zyrën e Drejtorisë së Administratës thërret mbledhjen e KPF-së. Mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa thirret për të punuar me këtë rend dite:
1. Proces-verbalin e mbledhjes së mbajtur me datë 26.05.2015
2. Draft-Korniza afatmesme buxhetore (KAB) 2016-2018
3. Rregullore për varreza
4. Propozim vendim për plotësimin e vendimit të Bashkësisë Islame
5. Të Ndryshme