Ka vazhduar takimi i Grupit Punues nga Komuna e Drenasit për të diskutuar fazën e dytë të hartimit për Planin Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave. Ky takim është mbajtur në kuadër të bashkëpunimit me organizatën gjermane GIZ dhe pjesë e diskutimit për PKMM ishin përfaqësues nga Komuna, delegat nga Kuvendi i Komunës, nga kompania "Pastrimi", organizata jo-qeveritar CEDE dhe nga shoqëria civile, ndërsa pjesë e hartimit të këtij plani ishte edhe FLAG-u
Projekti "Shërbimet e Qëndrueshme Komunale" i mbështetur nga organizata gjermane GIZ në bashkëpunim me Komunën e Drenasit, është një nder projektet me të rëndësishme për menaxhimin e mbeturinave, ku deri më tani 52 për qind e territorit të Komunës është në shërbim për menaxhim të mbeturinave dhe në kuadër të këtij projekti është edhe riorganizimi i qendrës së qytetit, zgjerimi i shërbimeve ne fshatra që deri më tani nuk janë në shërbim e po ashtu ka hyrë në fazën finale edhe hartimi i Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave. Në takimin e dytë të mbajtur për Planin Komunal për Menaxhim të Mbeturinave, organizata gjermane GIZ, FLAG-u dhe Grupi Punues i lartcekur kanë diskutuar gjendja ekzistuese të menaxhimit të mbeturinave, është bërë SWOT analiza e PKMM-së , fillimi i zhvillimit të kornizës strategjike si dhe inicimi i zhvillimit të planit operativ.