Ka përfunduar ndërtimi i objektit të ri të Komunës së Drenasit dhe të premten i është bërë edhe pranimi teknik, donacion ky i cili është financuar nga Komisioni Evropian Të premten kompania e kontraktuar për mbikëqyrje të projekteve nga Komisioni Evropian ka bërë pranimin teknik dhe pranim-dorëzimin Komunës së Drenasit për objektin e ri të Komunës. Ndërtimin e objektit të Komunës e ka bërë firma e kontraktuar nga Komisioni Evropian, Conin dhe vlera e investimeve ka qenë mbi 1 milion euro dhe se financimi është bërë nga Komisioni Evropian. Përurimi i objektit pritet të behët gjatë këtij muaji dhe administrata komunale e Drenasit do të kaloj në këtë objekt të ri. Deri më tani Komuna e Drenasit shërbimet i ka kryer në kushte jo të përshtatshme për qytetarë, në objekt të vjetër i ndërtuar që nga themelimi i Komunës së ish-Gllogocit.