Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku me bashkëpunëtor, me 22.09.2015 ( e martë ) duke filluar nga ora 9:00, me rastin e shënimit të 17 vjetorit të rënies së heronjve të kombit Fehmi e Xhevë Lladrovci do të bëjë homazhe në varrezat e dëshmorëve të fshatit Gllanasellë, në vendlindjen e Komandantit të brigadës "114 Fehmi Lladrovci".