Familja e Sadri Isufit 7 anëtarëshe nga Drenasi II është bërë me shtëpi të re, falë donatocionit të Qerim Hajdarajt dhe Behxhet Salihut. Familja Isufi fillimisht kishte berë kërkesë në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Drenasit për ndërtimin e shtëpisë, pasi që jetonin në kushte të vështira të banimit, pastaj drejtori i DSHMS-së, z. Ilir Shala në pamundësit buxhetore, kërkesën e kësaj familje dhe familjeve të tjera që kishin bërë kërkesë e ka prezentuar tek donatorët ( Qerim Hajdaraj dhe Behxhet Salihu ) dhe këta të fundit kishin përzgjedhur familjen Isufi qe të bejnë me kulum mbi kokë. Drejtori i DSHMS-së, z. Ilir Shala ka falenderuar donatorët për ndërtimin e kësaj shëtpie dhe ka vlerësuar se shembullin e Qerimit dhe Behxhetit duhet të ndjekin edhe ata të cilet kanë mundësin që të lehtësojnë një familje me ndertimin e shtëpisë. Drejtori Shala, ne emër të Komunës ka dhenë mirënjohje donatorëve për ndërtimin e kësaj shtëpie. Ndërsa Qerim Hajdari ka thënë se ndihen të lehtësuar që kanë arritur që një familje ne kohën e dimrit të bejnë me kulum mbi kokë.