Komuna e Drenasit, pas vërshimeve nga reshjet e fundit dhe erërave të forta, që shkaktuan mjaft dëme në rrugë dhe pullazit të shkollës fillore në fshatin Dobroshec, menjëherë ka filluar intervenimet për t’i sanuar këto dëme. Fillimisht, drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka bërë sanimin në rrugën e fshatit Nekoc, përkatësisht në lagjen Fana, ku për katër ditë është punuar në atë pjesë për hapjen e kanalit duke dërguar 8 kamion me zhavor dhe i janë rregulluar gypat e kanaleve për t’u mos bllokuar rruga e cila pas vërshimeve ishte e pakalueshme. Po ashtu kjo drejtori ka bërë intervenime emergjente edhe në fshatin Kizhnarekë, Komoran, Llapushnik dhe fshatra të tjera të cilat kanë qenë të nevojshme. Ndërsa drejtoria Komunale e Arsimit, ka bërë rregullimin e pullazit të shkollës fillore të fshatit Dobroshec i cili pas erërave të fuqishme ishte dëmtuar dhe e kishe pamundësuar vijimin e mësimit për nxënës. Ky sanim i dëmeve ka filluar par dy dite dhe do të përfundoj shumë shpejt që shkolla të jetë ne gjendje të rregullt për të zhvilluar procesin e mësimit.