Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqevisje Lokale, nenit 40 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe pika 21.2 të Rregullores së Punës së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit z. Naim Bazaj për datë 01.03.2016 (e martë) duke filluar nga ora 11:00, në sallen e bordit të drejtorëve në objektin e Komunës, thërret mbledhjen e KPF-së.
Mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa thirret për të punuar me këtë rend dite:
1. Proces-verbalin e mbledhjes së mbajtur me datë 27.01.2016
2. Raporti vjetor i buxhetit për vitin 2015
3. Propozim vendim për bartjen e të hyrave nga viti 2015 në vitin 2016
4. Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale
5. Propozim vendim për miartimin e Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave
6. Të ndryshme