Drejtori i Drejtorisë për Arsim në Komunën e Drenasit, z. Sadik Tahiraj ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me IADK-në për implementimin e projektit të financuar nga BE “Gratë e veja krijojnë bufe në shkolla” në partneritet me MPMS.
Projekti do të implementohet në shkollën fillore të mesme të ulët “Xheladin Gashi-Plaku” në Komoran.
Përveç ushqimit të freskët dhe të zgjedhur, nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Xheladin Gashi-Plaku” në Komoran, do të hanë edhe ushqim të shëndetshëm, të përgatitur nga gratë përfituese të projektit, të cilat kanë kryer trajnimin në përgatitjen e ushqimit nga IADK. Prandaj, gjatë qëndrimit në shkollë, tani ata zgjedhin të konsumojnë këto ushqime.
Drejtori Tahiraj është shprehur i kënaqur për plotësimin e kushteve të nxënësve nëpër shkolla, theksoi: “ kjo është shkolla e katërt në Komunën e Drenasit që është bërë me bufe, gjithashtu në të ardhmen mendojmë të pajisim me bufe edhe dy shkollat e mesme”.