Është mbajtur dëgjimi i dytë me publikun për planifikimin e buxhetit për vitet 2017-2019. Takimin me qytetarë e ka hapur kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku, ndërsa merrnin pjesë, drejtor të drejtorive komunale administratorët e fshatrave, përfaqësues të lagjeve, qytetarë, përfaqësues të OSBE-së, anëtarë të Kuvendit të Komunës dhe te Komitetit për Politikë e Financa. Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku ka thënë se ky është takimi i dytë me qytetarë për të diskutuar rreth planifikimit të buxhetit për vitin e ardhshëm. “Ky takim mbahet për interesin e gjithë qytetarëve, ndërsa nga diskutimet dhe sugjerimet e juaja, ndihmoni shumë në finalizimin e projekteve kapitale për vitin e ardhshëm”, ka thënë Demaku. Ndërsa drejtori i Financave, z. Hamdi Krasniqi ka sqaruar të pranishmit se ky planifikim i buxhetit ka filluar në muajin maj të këtij viti, ku nga kryetari i Komunës i është bërë ftesë të gjithë qytetarëve për të marrë pjesë në planifikimin e buxhetit për vitet 2017-2019 dhe përgaditjes së Draft-kornizës Afatmesme Buxhetore, që paraja publike te adresohet aty ku është e nevojshme. Drejtori Krasniqi, ka treguar se burimet kryesore te të hyrave në buxhetin komunal do të jenë nga grantet qeveritare, të hyrat nga burimet vetanake si dhe të hyrat nga palet e treta, ndërsa buxheti për vitin 2017 do të jetë 13,692,694, kurse vetëm për shenzime kapitale nga ky buxhet i përgjithshëm do të jenë afër 4 milon euro. Të pranishmit kanë pasur mundësin e plotësimit dhe ndryshimit të kërkesave dhe të gjithë administratorët dhe qytetarët prezent kanë prezentuar në takim prioritetet e tyre për të hyrë në listen e projekteve kapitale.