Projektet e planifikuara për vitin 2016 nga lista e investimeve kapitale, janë duke u kryer sipas planifikimit, pas nënshkrimit të kontratës me operatoret eknomik. Ka përfunduar asgaltimi i rrugës në disa lagjë të fshatit Sankoc, Arllat dhe Llapushnik, ndërsa afër përfundimit është ura në lagjën e Vermicëve të fshatit Shtrubullovë. Ka përfunduar asfaltimi i rrugës në lagjen Ajazi dhe Gjoshi të fshatit Sankoc , projekt ky i cili ishte planifikuar për t’u realizuar këtë vitë dhe që ishte edhe kërkesë e banorëve të fshatit, pasi që rrugët tjera të këtij fshati kanë përfunduar vitet e kaluara. Po ashtu ka përfunduar asfaltimi i rrugës në lagjën e Çupajve të fshatit Llapushnik që ishte planifikuar të përfundojë gjatë këtij viti. Më asfalt është bërë edhe lagja Bujupi në fshatin Arllat, konkretisht lagja e Kodralive që po ashtu ishte në listën e projekteve kapitale. Këto janë disa nga rrugët e përfunduara për këtë vit nga lista e projekteve kapitale në territorin e Komunës së Drenasit, ndërsa janë edhe dhjetra projekte të tjera që janë afër finalizmit të tyre, si në asfaltim të rrugëve, kanalizim dhe projekti me BE-në për rregullimin e ujësjellësit për 12 fshatra. Komuna e Drenasit është afër përfundimit të projekteve në asfaltimin e rrugëve në të gjitha lagjet e territorit të saj.