Komuna e Drenasit ka financuar projektin e renovimit të objektit të shkollës së Mesme të Ulët "Abedin Bujupi" në fshatin Gjergjicë. Në këtë projekt janë kryer punët në rregullimin e dyshemesë, lyerja dhe ngjyrosja e mureve, ndrrimi i dyerve dhe dritareve, krijimi i një salle etj.
Renovimi i objektit të shkollës së Mesme të ulët “"Abedin Bujupi" ka qenë projekt me prioritet për Komunën e Drenasit.