Dëgjim publik lidhur me shpronësimin e kërkuar, të të drejtave pronësore apo të drejtave tjera të pronave të palujtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të Komunës së Drenasit, do të mbahet më datë 11 Janar 2017, nga ora 10:30 në Sallen e Kuvendit të Komunës.
Pas dorëzimit të Vendimit nr.10/120, miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me të cilin aprovon shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave private, komunale dhe shoqërore të cilat preken nga ndërtimi i “Zonës Ekonomike-Industriale” përballë “Parkut të Biznesit” në Drenas përkatësisht Zona Kadastrale në Sankoc, Komuna e Drenasit.
Bazuar në nenin 9 të Ligjit nr. 03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së Palujtshme, me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin nr. 03/L-205, Organi Shpronësues është i obliguar të mbajë Dëgjim Publik me pronarët e pronave të cilët janë pjesë e shpronësimit.
Andaj duke u bazuar në këtë, Departamenti i Shpronësimit kërkon nga Komuna e Drenasit, Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë dhe Agjensioni Kosovarë i Privatizimit (AKP) që të jenë prezent gjatë mbajtjes së Dëgjimit Publik.