Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqevisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe pika 21.2 të Rregullores të Punës së Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit z. Naim Bazaj për datë 11.01.2017 (e merkure ) duke filluar nga ora 10:00, në sallen e mbledhjeve në objektin e ri të Komunës, thërret mbledhjen e KPF-së.
1. Procesverbali i mbledhjes së mbajtur me datë 28.10.2016
2. Popozim vendim i raportit të komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të palëve për emërtimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve tjera publike të Komunës së Drenasit
3. Propozim vendim për dhënien e pronave në shfrytëzim të propozuara nga komisioni
4. Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim me qera të banesave pronë komunale
5. Propozim vendim për aprovimin e planit të veprimit për permbushjen e transparencës në Komunën e Drenasit
6. Plani paraprak i prokurimit për vitin 2017
